image Zemaj-Vitisë: Ne e kemi heq 'të zitë e ullirit', por mbylljen s'e kemi lejuar asnjëherë

Shëndetësi

Zemaj-Vitisë: Ne e kemi heq ‘të zitë e ullirit’, por mbylljen s’e kemi lejuar asnjëherë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiçik, transmeton Gazeta Sinjali.

“Mbikëqyrja rigoroze e masave, rritja e kapaciteteve të mbikqyrjes ka qenë politikë e jona. Ne jemi ballafaquar, unë komiteti për menaxhim, bordi këshilldhënës, e kemi heq ‘të zitë e ullirit’ por mbylljen nuk e kemi lejuar asnjëherë”, tha Zemaj në një lidhje direkte në Kanal 10.

Zemaj po ashtu theksoi se mbyllja nuk ka treguar rezultate efektive, mund të ulë infeksionin, por pasojat janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik dhe psiçik.

Ndryshe, sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. /Gazeta Sinjali/