Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do t’u raportojë deputetëve anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.
Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës.
Pas lehtësimit të masave nga Qeveria Kurti, ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve me COVID-19 në vend.
Mbrëmë u konfirmuan edhe 83 raste të reja, duke quar në 1 mijë e 916 numrin total të të prekurve. /Gazeta Sinjali/