image Zemaj tregon se kur do të vijnë vaksinat antiCOVID në Kosovë

Shëndetësi

Zemaj tregon se kur do të vijnë vaksinat antiCOVID në Kosovë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se vaksinat e para antiCOVID-19 për qytetarët e Kosovës do të jenë në dispozicion duke filluar nga shkurti i vitit tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj në një intervistë u shpreh se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën.

“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontingjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Zemaj në RTK.

/Gazeta Sinjali/