image Zemaj tregon se cilët qytetarë që hynë në Kosovë duhet të karantinohen

Shëndetësi

Zemaj tregon se cilët qytetarë që hynë në Kosovë duhet të karantinohen

news image

Të gjithë personat që vijnë në Kosovë nga shtetet që paraqesin rrezik potencial në përhapjen e koronavirusit, detyrohen të hyjnë në vetizolim për shtatë ditë.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se të gjithë personat që vijnë nga shtete me numër të madh të të infektuarve, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR, raporton Gazeta Sinjali.

“Ajo çka kemi bërë si Ministri e Shëndetësisë, e kemi vendosur masën që të gjitha shtetet që paraqesin rrezik potencial për shpërndarje të infeksionit nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR, por edhe nëse hyjnë duhet të shkojnë në vetizolim për 7 ose 14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit epidemiologjik”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.

Ai theksoi se Kosova aktualisht është në një situatë stabile sa i përket menaxhimit të pandemisë por bën thirrje që të mos anashkalohen masat./ Gazeta Sinjali/