image Zemaj tregon nëse mund të rikthehen masat e izolimit, paralajmëron testime masive

Shëndetësi

Zemaj tregon nëse mund të rikthehen masat e izolimit, paralajmëron testime masive

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se masat e izolimit nuk do të rikthehen, duke shtuar se qytetarët duhet të vetëdijesohen për t’i respektuar rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore.

Zemaj po ashtu ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të bëhen testime masive.

“Masat janë të hapura, masat kanë ndodhur para dy jave dhe lirimi i tyre tani konsiston në atë që mos kujdesin e përgjithshëm të mbajtjes së distancës të bartjes së maskave, higjienës dhe inkubimit tash veç ka dalur në sipërfaqe dhe në ditët në vijim. Kjo është diçka e pritshme. Ndërsa rikthim nuk do të ketë asnjëherë. Ne do të shkojmë rreth menaxhimit të kësaj situate dhe eliminimit të Covid-19 në tërësi”, ka deklaruar Zemaj.

Derisa ka folur për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ai tha se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit siç ka ndodhur në Telekom.

Këto deklarata Zemaj i ka dhënë pas dhurimit të gjakut me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Me këtë ditë ka filluar gjithashtu edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor.

Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë./Gazeta Sinjali/