image Zemaj tregon nëse do të ketë lirim të masave për festat e fundvitit

Shëndetësi

Zemaj tregon nëse do të ketë lirim të masave për festat e fundvitit

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave, ku kanë bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike me COVID-19 në vend dhe si të ecet tutje në dy javët e fundit të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj përmes një postimi në Facebook u shpreh se derisa kanë parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet, sipas tij është mëse e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.

“Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë”, tha ai.

Zemaj po ashtu ka ftuar qytetarët, të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat antiCOVID-19.

“Ne e kemi obligim ligjor, obligim ndaj qytetarëve, secili në përgjegjësit e veta, në radhë të parë ta ketë ruajtjen e shëndetit publik, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si prioritet mbi prioritetet. Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fund vit”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/