image Zemaj thirrje qytetarëve: Mos t’i mbushim spitalet, mjekët janë të lodhur

Shëndetësi

Zemaj thirrje qytetarëve: Mos t’i mbushim spitalet, mjekët janë të lodhur

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar QKUK-në, nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga infektimi me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj ka apeluar për kujdes dhe mobilizim nga qytetarët për t’i respektuar masat anti-COVID, pasi që sipas tij mjekët janë të lodhur nga kjo situatë dhe se janë në vijën e parë të frontit tash e nëntë muaj.

“Personeli shëndetësor tash e nëntë muaj është në vijën e parë të ballafaqimit me virusin vdekjeprurës. Po, ata janë lodhur dhe shumë të ngarkuar. Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitet spitalore mos të ngarkohen dhe të vijmë deri te situatat e papërballueshme, sikur që po ngjanë në botë”, shkroi ndër të tjera Zemaj. /Gazeta Sinjali/