Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me aktualitetin rreth pandemisë së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
“Konferenca mbahet sot, më 11 dhjetor (e premte) 2020, duke filluar nga ora 15:00 në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndryshe, dje u regjistruan 562 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.