Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, u shpreh se ka adresuar çështjen e kompanive private të sigurimeve që të marrin në konsideratë kompensimet financiare të shpenzimeve shëndetësore të klientëve të trajtuar në spitale nga COVIDI-19.
“Kërkova të zbatohen të drejtat e të siguruarve të parapara me ligj, kompanitë t’ përmbahen marrëveshjeve dhe kontratave të sigurimeve me klientët dhe të realizojnë me kohë pagesat, duke mos shkaktuar zvarritje. Ministria e Shëndetësisë, po punon me dinamikë të shtuar për plotësimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore që sa më parë të jetësohet ky ligj për qytetarët tanë”, shkroi Zemaj. /Gazeta Sinjali/