image Zemaj takohet me krerët e bashkësive fetare në Kosovë, bisedojnë për masat antiCOVID-19

Shëndetësi

Zemaj takohet me krerët e bashkësive fetare në Kosovë, bisedojnë për masat antiCOVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka pritur në takim në zyrën e tij, sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët biseduan për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 në institucionet fetare.

Zemaj ka shprehur falënderimin e tij për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë, në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë e koronavirusit.

Ai gjatë takimit ka apeluar  te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi COVID-19. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3512652862114902