Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.
Në këtë takim Ministri Zemaj ka biseduar me Ambasadoren Barishiq në lidhje me atë se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë dhe sfidat në sistemin shëndetësor.
Ai tha se Ministria ka ngritur si kapacitetet spitalore ashtu edhe ato njerëzore me qëllim të ballafaqimit me këtë emergjencë të shëndetit publik dhe se në këtë përballje, ai ka falënderuar shtetin e Kroacisë që gjatë kryesimit të BE-së, Kosova ka qenë pjesë e kontributeve që Bashkimi Evropian ka ndarë për shtete ndryshme në përgjigje ndaj COVID-19, përfshirë edhe Kosovën.
Ambasadorja Barishiq vlerësoi se Kosova ka treguar angazhim të madh në menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe theksoi faktin se është shumë me rëndësi që qytetarët e Kosovës t’i zbatojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Gazeta Sinjali/