image Zemaj: Shumë shpejtë do të punësojmë të gjithë specialistët e papunë

Shëndetësi

Zemaj: Shumë shpejtë do të punësojmë të gjithë specialistët e papunë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për media, ku foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri Zemaj u shpreh se së shpejti ShSKUK-ja do të hapë konkurs për të gjithë specialistët që janë të papunë në Kosovë.

“Me ligjin e ri për Shëndetësi, ne do të iu mundësojmë dhe do të obligojmë institucionet tona që çdo vit të kenë shkollim specialistik, por ajo çka është e rëndësishme që ne kemi specialistë të papunë. Fatkeqësisht, një pjesë janë të punësuar në konkurset e shpejta që ka pasur Ministria e Shëndetësisë, pjesa tjetër tashmë me ndryshimin e rregulloreve dhe ligjit të ri për shërbyesit publik shëndetësorë shumë shpejtë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar do të hapë konkurs dhe ne do t’i përkrahim dhe do të punësojmë të gjithë specialistët që janë të papunë në të gjithë Kosovën.”

Tutje, Zemaj njoftoi se institucioneve shëndetësore, këtë vit do t’u bashkohen mbi 1500 specializantë, përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës.

Krahas kësaj, Zemaj tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend pa testin negativ të RT-PCR. /Gazeta Sinjali/