Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të shkojë nesër për vizitë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se Zemaj do të takohet me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin, në ora 11:00.
I pari i Shëndetësisë po ashtu do të vizitojë pavijonet e kësaj qendre dhe më pas bashkë me Thaçin do të dalë në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/