Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu ka bërë thirrje prindërve dhe mësimdhënësve që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj ka shkruar në Facebook se, shëtitjet dhe festat do të jenë më të gëzueshme kur do të largohet virusi.
Ai ka shtuar se, është e paimagjinueshme që rinia, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës të mundshëm të virusit.
“Nxënës, prindër e mësimdhënës të nderuar. Të zbatohen masat anti Covid pa përjashtim! Në çdo kohë dhe në çdo vend, nga gjithsecili.Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit. Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit. Arsimtarë e nxënës të dashur, shëtitjet dhe festat do t’i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj,/Gazeta Sinajli/