Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me COVID-19 ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm pas rritjes së rasteve të reja në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ministri Armend Zemaj ka thënë se sipas të dhënave që i posedojnë, rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike, që është një tregues shumë i keq dhe që flet se ajo që është thënë në takimin e fundit të Komitetit se ka mos-disiplinë në administratën shtetërore po del të jetë e pavërtetë.
Ai ka ftuar Policinë e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës. /Gazeta Sinjali/