image Zemaj: Qeveria shkëputi Kontratën Kolektive, ua dha një goditje të rëndë profesionistëve shëndetësorë

Shëndetësi

Zemaj: Qeveria shkëputi Kontratën Kolektive, ua dha një goditje të rëndë profesionistëve shëndetësorë

news image

Janë bërë më shumë se një muaj prej kur Ministria e Shëndetësisë ka mbetur me ushtrues detyre të ministrit. Kjo pasi, Rifat Latifi dha dorëheqje nga pozita e ministrit më 6 tetor të këtij viti.

Ky sektor vazhdon të përballet me probleme të shumta e një prej tyre është mungesa e stafit shëndetësor.

E së fundi, profesionistëve shëndetësor iu është shtuar edhe një hall.

Ish-ministri i MSH-së, Armend Zemaj ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ua shkëputur Kontratën Kolektive.

Zemaj ka shkruar në Facebook se kjo është “një goditje e rëndë ndaj profesionistëve shëndetësorë”.

Sipas tij, kjo shkëputje është e pabazë dhe në kohë krize.

Postimi i plotë:

Qeverisja me fall dëmton ata që janë në hall; profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Qeveria pa ministër të Shëndetësisë, i paska dhënë edhe një goditje të rëndë profesionistëve shëndetësorë; iu paska shkëputur Kontratën Kolektive, dhe atë krejt pabazë e në kohë krize.

/GazetaSinjali/