image Zemaj: Qeveria Kurti gjatë 100 ditëve ka treguar vetëm paaftësi

Politikë

Zemaj: Qeveria Kurti gjatë 100 ditëve ka treguar vetëm paaftësi

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti gjatë 100 ditëve ka treguar vetëm paaftësi.

“Çdo qeveri normale dhe ambicioze për të udhëhequr vendin udhëzues e ka 100 ditshin e parë. Kjo qeveri ka treguar paaftësi në 100 ditëshin e parë, mashtrim dhe retorikë boshe e këtë e tregon edhe raporti”, tha Zemaj në seancën e Kuvendit.

Zemaj theksoi se raporti i Qeverisë prej 51 faqesh – 27 faqe ka fotografi dhe terminologji të thatë dhe mbesin vetëm 12 gjysmë faqe dhe një deklaratë politike.

“27 faqe janë fotografi dhe 12 faqe mbesin tekst dhe një gjysmë deklaratë. Në këto fotografi mungon Goran Rakiqi, Emilja Rexhepi, Fitim Damka, zotëri Krasniqi dhe gjysma e ministrive që s’kanë pasur aktivitet. E gjithë substanca ka të bëjë me qasjen mospërfillëse ndaj Kuvendit, sidomos tek pjesa e ringjalljes ekonomike që janë terma janë ndarë por asnjëherë si janë shpërndarë” ka thënë Zemaj.

Tutje ish-ministri tha se 144 vendime të theksuara në program asnjëra nuk është arsyetuar në këtë raport dhe është e pa strukturuar teksa tregojnë se nuk kanë pasur impakt aspak në jetën e qytetarëve.  /GazetaSinjali/