image Zemaj: Qeveria duhet të ndihmoj komunat për përballimin e vërshimeve

Sociale

Zemaj: Qeveria duhet të ndihmoj komunat për përballimin e vërshimeve

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur sot në Kosovë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se komunat kanë nevojë për përkrahje nga niveli qendror.

“Vërshimet edhe në zonen e Dukagjinit janë rritur shumë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Duhet mobilizim i të gjitha kapaciteteve institucionale që me ekipet e terrenit të ju dalin në ndihmë banorëve, sot dhe në ditët e ardhshme”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij, Qeveria duhet të jetë e gatshme që të ndihmoj maksimalisht në përballimin e kësaj situate.

Vërshimet edhe në zonen e Dukagjinit janë rritur shumë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Duhet mobilizim i të…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, November 20, 2022

/GazetaSinjali/