image Zemaj premton se Kosova do ta sigurojë shumë shpejt ilaçin anti-COVID

Shëndetësi

Zemaj premton se Kosova do ta sigurojë shumë shpejt ilaçin anti-COVID

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, premton se ilaçi Remdesivir anti-COVID, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shumë shpejt edhe kjo do t’i vijë në ndihmë sadopak qytetarëve dhe ju preferohet terapia e mjekëve, ka kosto, por ne sadopak me atë buxhet që e kemi, shumë shpejt do të vije”, tha Zemaj.

Këtë premtim Zemaj e dha gjatë vizitës së tij në spitalin e fëmijëve, që është donacion nga Emiratet e Bashkuara.

“Kjo qendër është në përfundim, kjo përkrahje që e ka një shumë të konsiderueshme është ndihmë e madhe për kursimin e qytetarëve tanë. Kjo përkthehet në obligim që ne të punojmë më shumë dhe të kemi angazhime shtesë”, ka thënë Zemaj para gazetarëve.

I pari i Shëndetësisë foli po ashtu edhe për Spitalin COVID-19, për funksionalizimin e të cilit tha se janë duke punuar sipas rekomandimeve të ekspertëve, por nuk ka dhënë datë se ku funksionalizohet.

“Janë procedura dhe unë jam idhtar i ndjekjes së procedurave, dhe planifikimi është duke ecur sipas komisionit dhe dje ose pardje e kanë dorëzuar pjesën kryesore dhe janë në konsultim ekspertët që duhet të trajtojnë pacientët Covid-19 dhe interesimi jonë është që pasi të përfundojë pandemia ai objekt të kthehet si qendër emergjente. Qeveria e Kosovës ka ndarë 39 milionë euro për komuna dhe ata duhet të na ndihmojnë”, tha ai./Gazeta Sinjali/