image Zemaj: Po bëhet punë e jashtëzakonshme në Klinikën Infektive, ruajeni veten dhe familjarët

Shëndetësi

Zemaj: Po bëhet punë e jashtëzakonshme në Klinikën Infektive, ruajeni veten dhe familjarët

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se po bëhet punë e jashtëzakonshme në Klinikën Infektive, dhe kjo dëshmohet me numrin e madh të të shëruarve gjatë ditës së djeshme.

Ai ka reaguar mbrëmë pas rasteve të reja, duke theksuar numrin e të shëruarve dhe punën e mjekëve e infermierëve në Klinikën Infektive në QKUK, të cilën i ka cilësuar heronj të kësaj situate, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dashur qytetarë, IKSHPK njoftoi se sot janë konfirmuar 75 pacientë të shëruar dhe 69 raste të reja me COVID-19. Megjithëse numër i madh i të infektuarve, lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve. Kjo tregon punën e jashtëzakonshme që po bëhet në Klinikën Infektive nga heronjtë e situatës që ndodhemi”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët për kujdes, duke përsëritur thirrjen për respektimin e masave parandaluese ndaj COVID-19.

“Krejt çka po bëjnë mjekët e infremierët dhe i gjithë stafi mjekësorë në këtë kohë, është që qytetarët të ndihen të sigurtë. Andaj duhet që të gjithë të ruajmë qetësinë e ta ruajmë veten, familjarët e miqtë tanë. T’i ruajmë më të dashurit tanë duke i respektuar masat të rekomanduara nga IKSHPK-ja dhe M.Sh. Mbi të gjitha duhet të kujdesemi për veten që ta vlerësojmë punën e madhe që po e bën stafi mjekësor që nga fillimi i kësaj pandemie”, ka theksuar Zemaj.

Zemaj ka kërkuar që “t’i bashkohemi atyre, të bëhemi edhe ne heronjë. T’i respektojmë rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së virusit”. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3158544284192430/?type=3&theater