image Zemaj për 36 viktimat e COVID-19: Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme

Shëndetësi

Zemaj për 36 viktimat e COVID-19: Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme

news image

Kosova sot shënoi rekord të vdekjeve nga COVID-19, 36 sosh, raporton Gazeta Sinjali.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se një shifër e tillë edhe po të ishte ëndërr, do të ishte e frikshme.

“Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë; 36 shpirtra të qytetarëve tanë ikën në përjetësi, 36 jetë u ndalën para kohe, 36 familje humbën më të dashurit e tyre, 36 kufoma do të barten për në banesën e fundit. Mijëra ëndrra dhe plane të 36 njerëzve tanë sot u shuan, ato do të zëvendësohen me mijëra lutje ndaj Zotit për shpirtin e tyre.”

“Një ditë si kjo është shumë për ne. Është tepër. Është dhimbje e madhe. Është goditje në zemër. Zemra ime në këto çaste është me ata që ndërruan jetë, ndërsa shpirti im me familjet e tyre. Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/