image Zemaj paralajmëron taksë për të gjithë ata që kërkojnë teste PCR për të udhëtuar "për qejf"

Shëndetësi

Zemaj paralajmëron taksë për të gjithë ata që kërkojnë teste PCR për të udhëtuar “për qejf”

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar taksë për të gjithë ata që kërkojnë të testohen me testin PCR në mënyrë që të hyjnë në shtetet e tjera për komercializëm apo dëshirë.

“Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizu zyrën ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit apo nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombardu me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Çdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave për udhëtime jashtë vendit…”, ka thënë Zemaj në Kanal10.

Zemaj u shpreh se testet në Kosovë po bëhen falas në IKSHPK, derisa bashkatdhetarët në në vendet prej nga vijnë, minimumi i ditëve që duhet të presin për të bërë një test PCR për udhëtim jashtë vendit është pesë ditë dhe se duhet të paguajnë 170 deri në 300 euro.

“Në vendet e perëndimi prej nga vijnë ata minimum i ditëve që mund ta bëjnë një test është 5 ditë, dmth mund të ketë edhe në 10 ditë pritje. Pothuajse 70 për qind të bashkatdhetarëve i marin testet falas në IKSHPK, që bëhen nga taksat tona dhe i shfrytëzojnë për udhëtime jashtë vendit. Ata që e bëjnë një test të tillë në shtetet e perëndimit paguajnë 170 euro deri në 300 euro për test për të ardh apo shkuar në ndonjë vend tjetër”, ka shtuar tutje Zemaj.

/GazetaSinjali/