Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar se javën që vjen do të punësohen 350 mjekë.
“Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallur konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, ka thënë Zemaj.
Madje, ai ka thënë që për tre muaj Kosova do t’i ketë 1600 mjekë dhe infermierë më shumë.
“Për tre muaj të këtij mandati tim në institucionet tona shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë”, ka thënë ai.
Zemaj ka thënë se në mandatin e tij si ministër asnjë mjek nuk do të jetë i papunë.
“Asnjë mjek nuk do të jetë pa specializim gjatë mandatit tim dhe asnjë mjek nuk do të jetë i papunë”, ka deklaruar ministri. /Gazeta Sinjali/