image Zemaj paralajmëron inspektime ndaj atyre që s’i respektojnë masat anti-COVID

Shëndetësi

Zemaj paralajmëron inspektime ndaj atyre që s’i respektojnë masat anti-COVID

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla, Kryeinspektorin Farmaceutik, Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunale të Kosovës, Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit e AVUK-ut.

Temë diskutimi për këtë takim ishte intensifikimi i punës në terren dhe të zbatohen masat antiCOVID-19.

Ai ka thënë se inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.

Postimi i plotë i tij

Në takim me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, dr. Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, z. Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut, diskutuam që puna në teren të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti Covid.

Inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.

Parandalimi me masat anti Covid, janë hapa të domosdoshëm për ta arritur suksesin.

Bashkë ia dalim!

/Gazeta Sinjali/