Qytetarët e Kosovës të privohen nga e drejta për qasje më të lehtë në marrjen e shërbimeve shëndetësore, për shkak se në Kosovë nuk ka ende një ligj për Sigurime Shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Miratimin e një ligji të tillë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se e ka vështirësuar pandemia.
“Po punojmë shumë që Sigurimet Shëndetësore të realizohen sa më parë. Pandemia pak e ka vështirësuar situatën. Po punojmë për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Është proces pak kompleks. Pa realizimin e Sigurimeve Shëndetësore ju po e shihni se sa i vështirë po është i gjithë ky proces”, ka thënë Zemaj./Gazeta Sinjali/