image Zemaj: Nuk ka lirim të masave, në shkurt arrijnë vaksinat antiCOVID

Shëndetësi

Zemaj: Nuk ka lirim të masave, në shkurt arrijnë vaksinat antiCOVID

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se vaksinat antiCOVID pritet që të vijnë në Kosovë në muajin shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Zemaj foli edhe për tubimet e partive politike që nuk po i zbatojnë masat antiCOVID duke thënë se të gjithë duhet respektuar masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Ai tha se nuk do të ketë lirim të masave antiCOVID pasi që kjo mund të rriste numrin e të infektuarve./Gazeta Sinjali/