image Zemaj njofton se i ka ardhur konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech

Shëndetësi

Zemaj njofton se i ka ardhur konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka pranuar konfirmimin e kompanisë Pfizer-BioNTech për blerjen e vaksinave antiCOVID, pas disa muajsh negociata, raporton Gazeta Sinjali.

Zemaj thotë se për këtë lajm e ka njoftuar ministrin aktual, Arben Vitia, duke kërkuar që qeveria aktuale të vazhdojë me finalizimin e marrëveshjes për blerjen e vaksinave.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqertë, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

“Jam i lumtur të ju njoftoj që tashmë e kam dokumentin me kushtet kryesore dhe kërkesat për përfundimin e një marrëveshje furnizimi ndërmjet Republikës e Kosovës dhe Pfizer për blerjen e Vaksinës sonë COVID-19. Ju lutem më tregoni nëse mund t’ju dërgoj dokumentin”, thuhet në email të cilin Zemaj thotë se ka pranuar nga përfaqësuesi të Pfizer-BioNTech./Gazeta Sinjali/

Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, March 31, 2021