image Zemaj: Nga sot edhe ndërkombëtarët do të jenë së bashku me ne kundër COVID-19

Shëndetësi

Zemaj: Nga sot edhe ndërkombëtarët do të jenë së bashku me ne kundër COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se që nga sot edhe ndërkombëtarët do të sensibilizojnë fushatën kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Zemajt, në ditët në vijim miqtë ndërkombëtarë nëpërmjet video mesazheve të tyre do të kenë vetëm një qëllim: të sensibilizojnë njëzëri kundër një të keqeje që është COVID-19.

“Nga sot dhe ditët në vijim, do të jenë me ne edhe miqtë ndërkombëtarë nëpërmjet video mesazheve të tyre për të vetmin qëllim: të sensibilizojmë njëzëri kundër një të keqeje, që është Covid-19. Sot, dua ta falëndroj Ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jöhn Rohde, që ka pranuar të jetë pjesë e kësaj nisme të Ministrisë së Shëndetësisë”, shkroi Zemaj në Facebook.

/Gazeta Sinjali/