image Zemaj nga Klinika e Pulmologjisë: Të zbatohen masat e dhëna nga profesionistët shëndetësorë

Shëndetësi

Zemaj nga Klinika e Pulmologjisë: Të zbatohen masat e dhëna nga profesionistët shëndetësorë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Klinikën e Pulmologjisë dhe Shërbimin e dializës në QKUK.

Zemaj gjatë kësaj vizite u njoftua me punën që po bëhet aty, angazhimin dhe sfidat e personelit shëndetësor.

“Është shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ngarkesës së madhe të personelit shëndetësor me trajtimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera, që t’i mbështesim ata si institucione, ndërsa nga qytetarët kërkohet kujdes edhe më i madh me qëllim që puna e tyre mos të rëndohet”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje, Zemaj ka shtuar se solidariteti për njëri-tjetrin nënkupton zbatimin me përgjegjësi të masave të dhëna nga profesionistët shëndetësor. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3229632570416934?__xts__[0]=68.ARCCwqzbqFficFK46EnWngrwJRAuSZCSDGNszYH24mdGWw2d4AqvSNjRjWgNHITlRClhkZc9dsiP25DMljRYl_jqEz9psN5K__21gALnYdGWkETn02JiYW2xD4S75j95cMEBYRt0pwBAVxXeOzlQ_vg5IQEYXgdoC6ilxQvacyKQ6w3P9AX-As8RELzJ5VI1ZoUM0NR__uJ4ZWmYzZv3-akOze8wYOiAQG29hqGFke3exfAwf-weDF7csQPkJJvFrtPw3xBpqhOdciCtciB4hmQfGgPJd2wobKfqALCRgXuGxAj4P3YHT7kKgsfNrExCpkC9GgXAs4PoWaCFet1frPrZsw&__tn__=-R