image Zemaj nënshkruan vendimin për masat e përgjithshme mbrojtëse kundër COVID-19

Shëndetësi

Zemaj nënshkruan vendimin për masat e përgjithshme mbrojtëse kundër COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar vendimin për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Sipas këtij vendimi:

I. Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre;

II. Obligohen të gjithë Institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende publike, në hyrje të objektit të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët;

III. Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19;

IV. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform LIGJIT NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;

V. Pjesë e këtij Vendimi është Udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet”. /Gazeta Sinjali/