image Zemaj në Spitalin e Vushtrrisë: Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së s’do të mungojë

Shëndetësi

Zemaj në Spitalin e Vushtrrisë: Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së s’do të mungojë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayzed”, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj ka parë nga afër gjendjen në këtë spital dhe mundësitë për menaxhimin e pandemisë.

“Ne kemi bërë në të kaluarën disa furnizime të ndryshme të cilat mendojmë se duhet të shfrytëzohen tash në trajtimin e rasteve me COVID-19 dhe rasteve tjera . Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë  dhe Shërbimit Spitalor të Kosovës, s’do të mungojë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri theksoi se ky spital është i pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për t’i ofruar shërbime pacientëve. /Gazeta Sinjali/