image Zemaj paralajmëron masa të reja antiCOVID për të hënën, tregon nëse do të ketë mbyllje totale

Shëndetësi

Zemaj paralajmëron masa të reja antiCOVID për të hënën, tregon nëse do të ketë mbyllje totale

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shikuar nga afër procesin e zgjedhjeve që po mbahet në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se fitues i zgjedhjeve në këtë qytet do të duhet të jenë ata që kanë punuar, duke mos përmendur as LDK-në apo VV-në.

“Ata që kanë punuar për qytetarët e Podujevës edhe do të jenë fitues”, tha Zemaj.

Po ashtu, ai ka theksuar se të hënën pasdite së bashku me IKSHP-në dhe Bordin do të shikojnë eventualisht për të marrë masa për uljen e infeksionit së koronavirusit në vend.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, tha ai.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”. /Gazeta Sinjali/