Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin e kanë vizituar Komunën e Prishtinës.
Në një konferencë të përbashkët për media me Shpend Ahmetin, ministri Armend Zemaj ka thënë se kryetari i Prishtinës pati kërkesa që i adresohen Ministrisë së Shëndetësisë që pritet të konkretizohen, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kryetari kishte edhe disa kërkesa që i adresohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe besoj që në hapat e mëtutjeshëm dhe takimet e tjera do t’i konkretizojmë, ashtu siç e theksuam”, tha Zemaj.
Zemaj theksoi sërish se do të bëjë çmos për të mos u rikthyer në izolim. /Gazeta Sinjali