image Zemaj: Ndodhin këto gjana në Kuvend, gjuha linçuese dhe agresive e pushtetit është e pandershme

Politikë

Zemaj: Ndodhin këto gjana në Kuvend, gjuha linçuese dhe agresive e pushtetit është e pandershme

news image

Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputetëve të shumicës, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë përleshja fillimisht ka nisur me thirrjet ‘rrenc, rrenc, rrenc’ të deputetes, Ganimete Musliu, gjatë kohës që kryeministri, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit.

E më pas ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili shkoi një hap më tej duke derdhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti.

Këtij të fundit i dolën në ndihmë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu e të tjerë.

Pas këtyre përleshjeve, Kuvendi ka shkuar në pauzë, ndërkohë që deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është prononcuar për media.

Zemaj ka thënë se sulme të tilla ndodhin në kuvende, sipas tij, në parlamente demokratike.

“Ndodhin këto në kuvende, në parlamente demokratike, gjuha linçuese e pushtetit dhe agresive që nga fillimi, monopoli për të kontrolluar kuvendin është e pandershme, në kuptimin demokratik”, ka thënë Zemaj.

“Siç kanë ardhë në pushtet me mashtrime, ashtu edhe siç duket po shkojnë”, tha mes tjerash deputeti Zemaj.

Gjithashtu Zemaj tha se pushteti po koordinohet me listen serbe, jo me opoziten.

/GazetaSinjali/