image Zemaj: Mos ju besoni deklaratave të ndryshme, besojuni profesionistëve

Shëndetësi

Zemaj: Mos ju besoni deklaratave të ndryshme, besojuni profesionistëve

news image

Minstri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të mos u besohet deklaratave të ndryshme të cilat, sipas tij, bëhen për shkak të interesave të ndryshme.

Zemaj ka kërkuar që qytetarët t’i besojnë profesionistëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të shtojnë kujdesin, mbajnë maska dhe të respektohen udhëzimet e IKSHPK-së për t’u mbrojtur nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/