Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është brengosëse rritja e infeksionit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, menaxhimi i pandemisë nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike, por që do qasje ofensive.
“Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike. Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/