image Zemaj me videomesazh për ndërkombëtarët për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë

Shëndetësi

Zemaj me videomesazh për ndërkombëtarët për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për ndihmën e tyre në shëndetësi, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj përmes një video mesazhi i falënderoi gjithë bashkëpunëtorët ndërkombëtarë për ndihmën e dhënë sidomos gjatë pandemisë, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve që gjatë festave të fundvitit të mbrojnë familjet e tyre dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tim, nëpërmjet këtij mesazhi dua t’i falënderoj partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët, përfaqësuesit e zyrave diplomatike, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, për gjithë ndihmën që na kanë dhënë për shëndetësinë, në veçanti gjatë pandemisë. Bashkë në luftën kundër #COVID-19.Faleminderit!#feston’shtëpi”, shkroi Zemaj në Facebook.

/Gazeta Sinjali/