Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka pritur në takim tre përfaqësues të komunitetit turk.
Në këtë takim është diskutuar për angazhimet në luftimin e pandemisë, çështja e ndërtimit të spitalit të QKMF-së në Mamushë dhe angazhimi për një bashkëpunim të afërt.
“Angazhimet e përbashkëta në luftimin e pandemisë Covid-19, çështja e ndërtimit të spitalit të QKMF-së që do të filloj të ndërtohet në Mamushë dhe angazhimi për një bashkëpunim të afërt ishin tema diskutimi në takimin që pata me tre përfaqësuesit e nderuar të komunitetit turk në Kosovë, z. Enis Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka (KDTP) – Nënkryetar i Kuvendit, z.Abdulhadi Krasnic – kryetar i Mamushës”, ka shkruar Zemaj. /Gazeta Sinjali/