image Zemaj: Mbikëqyrja e laboratorëve të licensuar është kompetencë e AKK-së dhe ATK-së

Shëndetësi

Zemaj: Mbikëqyrja e laboratorëve të licensuar është kompetencë e AKK-së dhe ATK-së

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka lënë në duar të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), mbikëqyrjen e laboratorëve privatë të licensuar për të kryer teste serologjike dhe molekulare për COVID-19.

Pas vizitës në Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK, Zemaj është ndalur të flasë para gazetarëve, ku pashmangshëm është pyetur edhe për rastin e laboratorit “Medical & Laboratory Services”, në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, që të shtunën u raportua se po ua merr qytetarëve deri në 200 euro për një test për COVID-19 me metodën PCR.

Zemaj tha se mbikëqyrja e këtyre laboratorëve është detyrë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa theksoi se MSH-ja po i licenson vetëm ata laboratorë që po i përmbushin kriteret, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne i kemi licensuar më shumë se 120 laboratorë. Jemi në process të licensimit edhe të tjerëve dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për licensim të gjithë ata që i përmbushin kriteret do t’i licensojë. Është kompetencë e organeve tjera që t’i mbikëqyrin, qoftë Agjencionin Kosovar të Konkurrencës, qoftë Administrata Tatimore e Kosovës, por ne e bëjmë punën tone profesionale”, u shpreh Zemaj. /Gazeta Sinjali