image Zemaj: Masat e qeverisë kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive

Shëndetësi

Zemaj: Masat e qeverisë kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria Hoti dhe Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj thotë se ky është rezultat i kujdesit që kanë manifestuar qytetarët ditët e fundit duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se presin që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, thotë se përgjegjësia thërret që të vazhdohet me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet./Gazeta Sinjali/