image Zemaj - Latifit: Po vazhdoni të rrini komod me situatën me pandeminë

Shëndetësi

Zemaj – Latifit: Po vazhdoni të rrini komod me situatën me pandeminë

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ku po raporton ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ai ka thënë se ministri Latifi po vazhdon të ndihet komod me situatën pandemike në vend.

“Ne jemi në situatë pandemike dhe duke u përballur me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të infeksionit. Na intereson nëse është nga paaftësia qeverisëse të shohim çfarë mundemi me ndihmu në këtë pjesë, nëse është nga mungesa e informacionit dhe neglizhenca që është parë nga këta tre muajt e fundit, pa dashur që detyrimisht të ju bëjë juve pjesë të kësaj”.

“Sepse këtë logjikë e kemi parë edhe në pjesën e parë të vitit të kaluar ku pasojat janë evidente verës, që ndërlidhen edhe me masat, që masa e sfidonte masën, dhe kjo logjikë duket se ju është dërguar dhe ju e keni përkrahur në muajin janar”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj tutje ka kritikuar ministrin Latifi për masat kufizuese anti-COVID, derisa ka thënë se kjo i ka futur në “konflikt” me shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë e Luginës së Preshevës./GazetaSinjali/