image Zemaj-Kurtit: Kokën si struci në Kosovë e bishtin e mban lart në Shqipëri

Kosovë

Zemaj-Kurtit: Kokën si struci në Kosovë e bishtin e mban lart në Shqipëri

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi ai shkoi në Shqipëri për të votuar në zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, sot janë shënuar 4 vdekje si dhe nuk është sjellur asnjë vaksinë antiCOVID, teksa shtoi se Kurti nuk ka as edhe një fjalë apo përgjegjësi për qytetarët.

“Kokën si struci në Kosovë e bishtin e mban lart në Shqipëri. 4 vdekje sot si pasojë e Covid-19, asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë njerëzish, madje as edhe një fjalë, veprim apo ndjenjë përgjegjësie e kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vet”, shkroi Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/