image Zemaj: Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike është i mirëseardhur

Shëndetësi

Zemaj: Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike është i mirëseardhur

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mirëpritur kthimin e specialistit të kardiologjisë, Raif Çavollit, në shëndetësinë publike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike dhe gatishmëria e tyre për t’iu bashkuar kolegëve në Repartin e Kardiologjisë në QKUK, është e mirëseardhur.

“Ph. Dc. Prof. Raif Çavolli duhet të shërbejë si ogur i mirë edhe për kolegët tjerë të tij që t’i bashkohen shëndetësisë publike. Bashkë me prof. Çavollin biseduam se si po krijohen kushtet dhe ambienti miqësor për profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë thotë se qëllimi i politikave të ministrisë që ai udhëheq është fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur se thotë që janë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese./Gazeta Sinjali/