Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në Facebook.
“Lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Gazeta Sinjali/