image Zemaj: Konfirmohen 279 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi

Zemaj: Konfirmohen 279 raste të reja me COVID-19

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 279 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Zemaj ka bërë të ditur se gjatë këtyre orëve janë shëruar 441 pacientë të prekur me këtë virus.

“Sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

Zemaj nuk ka treguar nëse ka pasur të vdekur nga koronavirusi gjatë këtij intervali kohor./Gazeta Sinjali/