image Zemaj kërkon që pacientët me COVID-19 të trajtohen edhe në spitalet regjionale, jo të barten në Prishtinë

Shëndetësi

Zemaj kërkon që pacientët me COVID-19 të trajtohen edhe në spitalet regjionale, jo të barten në Prishtinë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që përsonat e prekur me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim mjekësor, të shtrihen nëpër spitalet regjionale e jo të barten në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Zemaj ka thënë se situata me pandeminë është nën kontroll, ndërsa institucionet janë duke u përgatitur sa i përket rritjes së kapaciteteve shëndetësore, për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus ditëve të fundit.

“Gjithçka është nën kontroll. Sot jemi këtu ë të rrisim kapacitetet që rastet të cilat nuk janë me emergjencë të mos barten në Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë. Situata është nën kontroll dhe është e vërtetë se ka rritje të numrit të rasteve, por politika ime dhe e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është edhe rritja e numrit të testimeve që të kemi nën kontroll qoftë rastet e kontaktit, qoftë rastet e reja, të cilat mund të paraqiten nga lëvizjet, por edhe nga mërgata e cila pritet të vijë”, ka thënë Zemaj sot gjatë vizitës në Spitalin Regjional të Gjilanit dhe në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./Gazeta Sinjali/