image Zemaj kërkon nga Italia mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë

Shëndetësi

Zemaj kërkon nga Italia mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj njoftoi se nga Italia ka kërkuar që ta ndihmojnë Kosovën duke dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë.

“Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të na ndihmuar në përballje me COVID-19. E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj në llogarinë e tij. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3349701858410004?__xts__[0]=68.ARCxVn8FnFEjOUmzHHQr5pGbo1_QyHzdHaThZJR08QypcAOPUQHH6USMz6AzULFbN9y_5QgaXJIgvJC69uxW2MqKK-N8Ung5GOOVCb4jvyvI8QSdn6wJ9LEPuTw-C3oL1Kddk98908V6bcnrP5RbqkoCMkzXy0y0-l0o5pO2qsxsVGbZYoMRvuDWzgPVcceU_twkD6u6gSHdJ8mbhgs5UrALZ5KkAjOOcuo2qGugE6NcdBKeuaE1_imSgKo5JCSK_UxIqJtK6Z-nWlRMHqOTPnhiAZiEyLxKyOx8a3n6xFXqRSn58gKAUBlgxp1akSQv44KRs0Xeoj16fRzRCsUJmyJxuQ&__tn__=-R