Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot ka pasur një takim me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj bëri të ditur se në takim u dakorduan me Sahin që të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti-COVID.
Po ashtu, ai njoftoi se është në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti-COVID.
“Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti Covid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes. Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti covid”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti Covid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes.
Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti-covid.
Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa./Gazeta Sinjali/