image Zemaj ia kthen ashpër Vitisë, e quan mashtrues ordiner

Politikë

Zemaj ia kthen ashpër Vitisë, e quan mashtrues ordiner

news image

Pasi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia foli për kontratat e infermierëve të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë, ka reaguar ashpër deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj e ka quajtur Vitinë mashtrues ordiner, derisa ka folur për çështjen e angazhimit të infermierëve gjatë pandemisë.

“Ministri më ftoi në diçka që më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues, mashtrues ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor është bërë në bazë të ligjit, pra për nevoja emergjente. Nëse ky deklaron se pandemia ka përfunduar, atëherë nuk ka nevojë për angazhim. Ata janë me shkollim, nuk janë analfabetë funksionalë. Ne nuk kemi mashtruar si ju”, tha Zemaj.

/GazetaSinjali/