Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim sot delegacionin e përbërë nga përfaqësuesit e gastronomisë, estradës dhe bizneseve tjera që lidhen me organizimin e dasmave.
Ndryshe, Zemaj ka deklaruar se është kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset dhe sipas tij nuk do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme.
“Deklarova se jam kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset dhe se s’do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme. Sikurse jam i gatshëm që 24 orë në ditë të mbajë derën e hapur për përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, që këta të shohin angazhimet maksimale që po bën ministria në luftën kundër covid-19”, ka shkruar Zemaj.
Ndryshe ky takim është mbajtur pas protestës që u organizua nga këngëtarët, Afrim Muçiqi e Labinot Tahiri, përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, gastronomisë, dekoreve dhe të bizneseve që lidhen me organizimin e dasmave./Gazeta Sinjali/